Mirëseerdhët në platformën Kosovaruraltourism!
Kosovaruraltourism është platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural dhe paraqet edhe një tjetër angazhim të EC Ma Ndryshe, por edhe të partnereve për promovim të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Për zhvillimin e platformës janë angazhuar ekspert të fushës, përfaqësues të komunave dhe vullnetarë/praktikant të të gjitha komuniteteve të Rajonit Jugor të Kosovës (komuna e Prizrenit, Dragashit, Malishevës, Suharekës, Rahovecit dhe Mamushës). Të dhënat e paraqitura në platformë janë siguruar përmes vizitave në mbi 200 pika/lokacione atraktive të këtij rajoni dhe janë të ndara në tre kategori kryesore: pasuri kulturore, pasuri natyrore dhe shërbime.