Oshllaku

8GJ26V29+P8

Ky rezervat karakterizohet me vlera të veçanta floristike, faunistike, fitocenologjike dhe gjeomorfologjike. Në kuadër të biodiversitetit të pasur të florës veçohen lloje të shumta endemo – relikte dhe fitocenozat e rralla të tyre. Nga llojet drunore, përveç rrobullit, dredhakut dhe hormoqit të pranishme janë: bredhi (Abies alba), arneni (Pinus peuce), shelgu i egër (Salix caprea), etj. Simboli i veçantë i Oshlakut është lloji lokal endemik i vjetërsisë glaciale Achillea alexandri regis, ku me llojin tjetër endemik të Ballkanit qendror Onobrychis scardica, formon bashkësinë specifike Achilleo alexandri regis – Onobrychis scardica.
Nga llojet e tjera të shumta endemike, më të cilët është e pasur zona e Oshlakut veçohen: Heliantema e thinjur (Helianthemum canum), Karafili i sharrit (Dianthus scardicus), Karafili i gurit (Dianthus integer), Zambaku shqiptar (Lilium albanicum) etj. Zona është e pasur me lloje të shumta të shpendëve dhe gjitarëve: Pulegra e madhe (Tetrao urogallus), Thëllëza e gurit (Alectoris graeca), Pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra), Ariu i murrmë (Ursus arctos), etj.

Gjeoreferenca: 42.201849; 20.868313
Plus Code – Google Maps: 8GJ26V29+P8
Kategoria: Natyrë
Nënkategoria: Maje mali
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Rezervat Strikt i Natyrës. Kodi: RN_017
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 115 herë, 2 shikime sot

Posted in Maje mali and Natyrë

Lokacione të ngjashme

Gryka (Kanioni) i Drinit të Bardhë për shkak vlerave të saj hidrologjike dhe gjeomorfologjike, në vitin 1986 ishte marrë nën mbrojtje ligjore si një Monument Natyror. Kanioni është një fenomen morfo-hidrologjik me vlera gjenetike. Ajo u formua gjatë periudhës së neogjenizmit. Formimi i saj ishte i kushtëzuar nga shumë ngjarje… Lexo më shumë…

Posted In  Lum and  Natyrë

Ujëvarat e Korishës

8GJ27R33+83

Ujëvarat të cilat janë ndërtuar në vitet 1960 me qëllim të mbrojtjes së fshatit nga përmbytjet ofrojnë një hapësirë të veçantë për piknik dhe vrojtim të peizazhit natyror dhe kulturor në vend. Gjeoreferenca: 42.253308 20.802658 Plus Code – Google Maps: 8GJ27R33+83 Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Shteg i markuar Statusi ligjor i… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Ujëvarë

Shpella e Ponorcit

8GJ2FJQC+8P

Monument natyror me katakter speleologjik. Pranë monumentit gjithashtu gjindet edhe burimi i ujit i njohur ndër banorët si “vrella”. Gjeoreferenca: 42.488271 20.621769 Plus Code – Google Maps: 8GJ2FJQC+8P Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Shpellë Statusi ligjor i mbrojtjes: Monument natyror. Kodi: MN_099 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Shpellë