Oshllaku

8GJ26V29+P8

Ky rezervat karakterizohet me vlera të veçanta floristike, faunistike, fitocenologjike dhe gjeomorfologjike. Në kuadër të biodiversitetit të pasur të florës veçohen lloje të shumta endemo – relikte dhe fitocenozat e rralla të tyre. Nga llojet drunore, përveç rrobullit, dredhakut dhe hormoqit të pranishme janë: bredhi (Abies alba), arneni (Pinus peuce), shelgu i egër (Salix caprea), etj. Simboli i veçantë i Oshlakut është lloji lokal endemik i vjetërsisë glaciale Achillea alexandri regis, ku me llojin tjetër endemik të Ballkanit qendror Onobrychis scardica, formon bashkësinë specifike Achilleo alexandri regis – Onobrychis scardica.
Nga llojet e tjera të shumta endemike, më të cilët është e pasur zona e Oshlakut veçohen: Heliantema e thinjur (Helianthemum canum), Karafili i sharrit (Dianthus scardicus), Karafili i gurit (Dianthus integer), Zambaku shqiptar (Lilium albanicum) etj. Zona është e pasur me lloje të shumta të shpendëve dhe gjitarëve: Pulegra e madhe (Tetrao urogallus), Thëllëza e gurit (Alectoris graeca), Pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra), Ariu i murrmë (Ursus arctos), etj.

Gjeoreferenca: 42.201849; 20.868313
Plus Code – Google Maps: 8GJ26V29+P8
Kategoria: Natyrë
Nënkategoria: Maje mali
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Rezervat Strikt i Natyrës. Kodi: RN_017
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 123 herë, 1 shikim sot

Posted in Maje mali and Natyrë

Lokacione të ngjashme

Monument natyror me karakter botanik. Gjeoreferenca: 42.4287346; 20.5784601 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CHHH+F9 Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Trung Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Monument Natyror. Kodi: MN_144 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore deri në lokacion: Jo dhe… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Trung

Guri i Zi

8GJ24QCQ+6R

Guri i Zi është një nga majat e maleve të Sharrit. Qëndron në 2536 m mbi nivelin e detit. Pranë saj ndodhet resorti i skijimit në Brezovicë. Gjeoreferenca: 42.120545; 20.789624 Plus Code – Google Maps: 8GJ24QCQ+6R Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Maje mali Statusi ligjor i mbrojtjes: Në kuadër të Parkut Kombëtar… Lexo më shumë…

Posted In  Maje mali and  Natyrë

Monument natyror me karakter botanik në fshatin Javiq. Gjeoreferenca: 42.464203; 20.696329 Plus Code – Google Maps: 8GJ2FM7W+MG Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Trung Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Monument natyror. Kodi: MN_097 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore deri në… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Trung