Mulliri i Banjës

8GJ2FQ98+HV

Mulliri supozohet të jetë ndërtuar në fund të shek. XIX. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione 5.60 m x 13.30 m dhe përbëhet prej hapësirës për bluarje dhe hapësirës për magazinim. Mulliri është objekt përdhese i ndërtuar me gurë dhe hatulla të drurit si breza horizontal që mbajnë stabilitetin e objektit. Kulmi është dyujor, i mbuluar me rrasa guri që është karakteristikë për rajonin e Malishevës. Në brendi të mullirit janë të ruajtura disa elemente origjinale dhe rekuizita që nevojiteshin për funksionimin e tij, p.sh. guri për bluarje, qarku i ujit etj.

Gjeoreferenca: 42.46893 20.767133
Plus Code – Google Maps: 8GJ2FQ98+HV
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Mulli
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 524, Nr.unik: 3629
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: Jo dhe aq e mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 143 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë ekonomike / Mulli

Lokacione të ngjashme

Xhamia e Kukli Beut, Bresanë

Naim Frashi, Brodosanë

Supozohet se kjo xhami është ndërtuar përafërsisht rreth vitit 1527. Minarja është e ndërtuar me gurë, mbuluar me rrasa. Brendia e xhamisë është e ndriçuar me vajgur dhe ka oborr me sipërfaqe prej 1000 metra katrorë. Gjeoreferenca: 42.107908 20.726023 Plus Code – Google Maps: Naim Frashi, Brodosanë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Xhami Statusi ligjor… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Mulliri i Vjetër në Zgatar

4PG8+45C, Rruga Opojë, Zgatar

Monumenti i takon Trashëgimisë Arkitekturore dhe gjindet në fshatin Zgatar të komunës së Dragashit. Gjeoreferenca: 42.125203; 20.713686 Plus Code – Google Maps: 4PG8+45C, Rruga Opojë, Zgatar Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Mulli Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 519, Nr.unik: 4511 A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka potencial për… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Mulli

Hardhfest

8GJ29JCC+38

Festivali tradicional “Hardhfest” organizohet gjatë sezonit të vjeshtës me rastin e vjeljes së hardhive në hapësirat përreth Shtëpisë së Verës në komunën e Rahovecit me ç’rast fermerët dhe prodhuesit vendor kanë mundësi t’u ekspozojnë produktet e tyre vizitorëve të ndryshëm lokal dhe ndërkombëtar. Në kuadër të festivalit përfshihen aktivitete të… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ushqim tradicional