Shtëpia e Katarina Josipit në Zym

7JF9+VF Zym

Shtëpia e Katarina Josipit, pronë e familjes Dulaj, gjendet në veriperëndim të fshatit Zym në rajonin e Hasit, Prizren, në lagjen “Berisha”. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Ajo është ndërtuar në terren të pjerrët, në suterren dhe katin përdhese. I takon tipit të shtëpive me çardak druri, i cili shtrihet në një pjesë të fasadës së katit. Themelet, muret e suterrenit dhe muret mbajtëse të katit përdhese, janë të ndërtuara prej materiali guri vendor, në formë drejtkëndëshi, me madhësi të ndryshme të lidhura me llaç balte. Stabilizimi dhe përforcimi horizontal i mureve është bërë nëpërmjet trarëve nga druri- hatullave. Muret ndarëse të përdheses janë punuar nga konstruksioni i drurit të mbushura me qerpiçë dhe konstruksion tradicional me thupra në formë gërshete, të mbushura dhe suvatuara me llaç balte. Sipërfaqja e mureve të brendshme është suvatuar dhe lyer me gëlqere. Konstruksionet e meskatit dhe të kulmit janë të punuara me trarë prej druri. Kulmi është treujor i mbuluar me pllaka guri, që është karakteristikë e këtij regjioni. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Në suterren gjendet vetëm dhoma e zjarrit me oxhak. Në katin përdhese gjenden korridori në trajtë të çardakut dhe tri dhoma, prej të cilave njëra është dhoma e miqve. Në çardak më vonë janë vendosur dy hambarë drithi. Në pjesën e epërme, çardaku ka traun me një jastëk të profiluar. Në enterier gjenden jastëku i profilizuar, tavanet, një dollap prej druri, raftet, oxhakët, furra, hambarët e drithit, cergat, enë druri, enë dheu -vegshat, vorbat, enë dhe kusi bakri, tavolina etj. Oborri i shtëpisë ndërlidhet me kompleksin e ndërtesave të familjes Dulaj, shtëpinë e ndërtuar në vitin 1962, rrënojat e ahurit dhe disa objekte prej guri.

Gjeoreferenca: 42.274678 20.618662
Plus Code – Google Maps: 7JF9+VF Zym
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 458, Nr.unik:3426
A përdoret për turizëm?: Jo
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 129 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë banimi / tradicionale

Lokacione të ngjashme

Hasi Jehon

7J4G+6R Gjonaj

Festivali folklorik “Hasi Jehon” i cili organizohet që nga viti 1976 në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit poashtu është mundësi e mirë për vizitorët të njihen me traditat e regjionit të Hasit nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që organizohen në kuadër të festivalit. Festivali zakonisht mbahet gjatë periudhës 2, 3,… Lexo më shumë…

Posted In  KulturëRitual tradicionalUshqim tradicional and  Veshje tradicionale

Mulliri i Banjës

8GJ2FQ98+HV

Mulliri supozohet të jetë ndërtuar në fund të shek. XIX. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione 5.60 m x 13.30 m dhe përbëhet prej hapësirës për bluarje dhe hapësirës për magazinim. Mulliri është objekt përdhese i ndërtuar me gurë dhe hatulla të drurit si breza horizontal që mbajnë stabilitetin e… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Mulli