Valavica dhe Mulliri

4M9M+7PV Bellobrad

Valavica e Bellobradit siç quhet në Opojë, gjendet në pjesën juglindore të fshatit Bellobrad, në breg të jazit të lumit të Opojës, i cili kalon në afërsi të këtij fshati. Kjo valavicë, është e ndërtuar para vitit 1800. Ndërtuesi i parë i kësaj valavice, e cila edhe sot e kësaj dite është në funksion, ishte paraardhës i familjes së Shefikëve, të cilët atëbotë të vetmin burim të ekzistencës e kishin pasur mullirin dhe Valanvicën. Nga fitimet që merrnin nga kjo Valavicë, kjo familje, ishte njëra ndër familjet më të pasura në Opojë. Me shtypjen e zhgunës që bënte kjo valavicë, deri në vitet e 70-ta furnizoheshin fshatrat e trevës së Opojës, Gorës, Vërrinit, Dukagjinit (Podrimjës) dhe një pjesë e fshatrave të Tetovës dhe Gostivarit.

Gjeoreferenca: 42.117297; 20.684885
Plus Code – Google Maps: 4M9M+7PV, Bellobrad
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Mulli
Statusi ligjor i mbrojtjes: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor: 515, Nr. unik: 3409
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Ka tabelë informuese

Shikuar 202 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë ekonomike / Mulli

Lokacione të ngjashme

Monumenti i cili gjindet në fshatin Breshanc daton që nga shekulli XIX dhe i përket trashëgimisë arkitekturore të vendit. Gjeoreferenca: 42.4106840, 20.7763706 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CQ6G+7G Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Mulli Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 475, Nr.unik: 4215 A përdoret për turizëm?: Jo… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Mulli

Mulliri i Rexhep Shatrit në Dedaj

Watermill-Mullini Kabashit-Kushninit, Dedaj

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkitekturore, daton nga shek.XIX dhe gjendet në Dedaj, Prizren. Mulliri njihet nga banorët lokal edhe si “Mulliri me Ujë” dhe shfrytëzon ujin e burimit poshtë malit Pashtrik. Gjeoreferenca: 42.285025 20.557696 Plus Code – Google Maps: 7HM4+XXG, Dedaj Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Mulli Statusi ligjor i mbrojtjes:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Mulli

Ura e Bublit

8GJ2GMF3+98

Ura është ndërtuar mbi lumin Mirushë që bashkon fshatin Bubël me Çupevën. Ura e Bublit është karakteristikë e urave me harqe të rajonit të shekujve XVIII dhe XIX të ndërtuar me material vendor. Numri i harqeve dhe traseja e ecjes i është përshtatur vend-ndërtimit, derisa ujë-qarëset dhe dritaret shkarkuese ishin… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Urë