Verza

Dragash

Verza (Verëza), apo dita e parë e pranverës, është një festë tradicionale në Komunën e Dragashit. Supozohet se kremtimi i kësaj dite vjen që nga lashtësia ku kjo ditë konsiderohet si festë pagane. Tradiconalisht, për vetë faktin se në Rajonin e Komunës së Dragashit mbretërojnë dimra të fortë, ardhjes së pranverës banorët e kësaj treve i janë gëzuar mjaft.
Ceremonia zakonisht fillon me 13 mars, datë kjo që në Opojë njihet si “nata e Verzës”.
Gjatë kësaj dite kremte, vajzat e reja mblidhen në grupe dhe këndojnë këngë tradicionale të vendit që i kushtohen ardhjes së verzës, ndërkohë që djemtë e rinj grumbullojnë dru dhe shkurre dhe i përgaditin për të ndezur zjarret. Zjarret zakonisht ndezen në mbrëmje në ndonjë kodrinë afër fshatit dhe kanë karakter garues mes lagjeve. Poashtu amviset, apo zonjat e shtëpisë, në këtë ditë gatuajnë ushqime tradicionale të vendit si flija.

Gjeoreferenca: 42.06201366231838, 20.65397819954555
Plus Code – Google Maps: Dragash
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: ritual tradicional, ushqime tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: /
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Po
Tabelat në lokacion: Po

Shënim: Burimin e fotografisë mund ta gjeni në këtë link.

Shikuar 121 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë, Ritual tradicional and Ushqim tradicional

Lokacione të ngjashme

Tuma ilire në Gjinoc

8RG4+MG Topliçan

Përmasat e tumës me diametër lindje-perëndim 84 m, diametër veri-jug 73 m dhe lartësi 9.80 m, janë një tipar i veçantë për tumat (kodërvarret) e Kosovës. Është e ndërtuar kryesisht me dhe. Tuma ende nuk është gërmuar, por punimet bujqësore pranë bazës së saj kanë zbuluar disa fragmente enësh të… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik

Mulliri i Banjës

8GJ2FQ98+HV

Mulliri supozohet të jetë ndërtuar në fund të shek. XIX. Objekti ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione 5.60 m x 13.30 m dhe përbëhet prej hapësirës për bluarje dhe hapësirës për magazinim. Mulliri është objekt përdhese i ndërtuar me gurë dhe hatulla të drurit si breza horizontal që mbajnë stabilitetin e… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Mulli