Shtëpia e Katarina Josipit në Zym

7JF9+VF Zym

Shtëpia e Katarina Josipit, pronë e familjes Dulaj, gjendet në veriperëndim të fshatit Zym në rajonin e Hasit, Prizren, në lagjen “Berisha”. Është ndërtuar në shekullin XIX dhe ka shërbyer për banim gjatë tërë kohës. Ajo është ndërtuar në terren të pjerrët, në suterren dhe katin përdhese. I takon tipit të shtëpive me çardak druri, i cili shtrihet në një pjesë të fasadës së katit. Themelet, muret e suterrenit dhe muret mbajtëse të katit përdhese, janë të ndërtuara prej materiali guri vendor, në formë drejtkëndëshi, me madhësi të ndryshme të lidhura me llaç balte. Stabilizimi dhe përforcimi horizontal i mureve është bërë nëpërmjet trarëve nga druri- hatullave. Muret ndarëse të përdheses janë punuar nga konstruksioni i drurit të mbushura me qerpiçë dhe konstruksion tradicional me thupra në formë gërshete, të mbushura dhe suvatuara me llaç balte. Sipërfaqja e mureve të brendshme është suvatuar dhe lyer me gëlqere. Konstruksionet e meskatit dhe të kulmit janë të punuara me trarë prej druri. Kulmi është treujor i mbuluar me pllaka guri, që është karakteristikë e këtij regjioni. Dyert dhe dritaret janë prej druri. Në suterren gjendet vetëm dhoma e zjarrit me oxhak. Në katin përdhese gjenden korridori në trajtë të çardakut dhe tri dhoma, prej të cilave njëra është dhoma e miqve. Në çardak më vonë janë vendosur dy hambarë drithi. Në pjesën e epërme, çardaku ka traun me një jastëk të profiluar. Në enterier gjenden jastëku i profilizuar, tavanet, një dollap prej druri, raftet, oxhakët, furra, hambarët e drithit, cergat, enë druri, enë dheu -vegshat, vorbat, enë dhe kusi bakri, tavolina etj. Oborri i shtëpisë ndërlidhet me kompleksin e ndërtesave të familjes Dulaj, shtëpinë e ndërtuar në vitin 1962, rrënojat e ahurit dhe disa objekte prej guri.

Gjeoreferenca: 42.274678 20.618662
Plus Code – Google Maps: 7JF9+VF Zym
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 458, Nr.unik:3426
A përdoret për turizëm?: Jo
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 130 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë banimi / tradicionale

Lokacione të ngjashme

Supozohet se është ndërtuar nga ushtria Osmane në shek.XVI. Dimensionet e përafërta janë 5.5 x 6.0m. Muret e mbetura të minares (hytbe) kanë trashësi 0.9 x 0.9m, kurse trashësia e murit të mbetur të mihrabit është 0.7m. Niveli i platosë është i ngritur për 0.65m. Monumenti gjindet në Buzëz. Gjeoreferenca:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Jeremia

Dragash

Jeremia është një festë periodike e cila kremtohet në pranverë kur fillon të ringjallet jeta tek bimët dhe shtazët. Në këtë ditë vajzat e fshatit bëjnë sheti në natyrë, këndojnë këngë me karakter të ringjalljes natyrore ku refreni kryesor zakonisht përmban frazën: “Jeremi, jeremi, bollë e gjarpër në Vërri.” Po… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ritual tradicional

Monumenti i cili gjindet në fshatin Dubravë daton që nga shekulli XX dhe i përket trashëgimisë arkitekturore të vendit. Gjeoreferenca: 42.3221736, 20.8507885 Plus Code – Google Maps: 8GJ28VC2+V8 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicional Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor: 482, Nr. unik: 4668 A përdoret… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale