Kroi i gurit

Rruga Shkurt, Rahovec

Është ndërtuar në Shek. XVIII. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben si krua publik i lagjes, për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm. Uji në krua vjen me rënie të lirë nga burimi Zhdrella dhe i takon tipit të krojeve të mbështetura të cilët janë ndërtuar kryesisht në kënde të rrugëve. Përbëhet prej dy pjesëve, ballores dhe vaskës. Ballorja ka planimetri drejtkëndore, dhe është punuar nga gurët e gdhendur në formë drejtkëndëshi të lidhur me llaç gëlqeror. Pjesa e sipërme e ballores përfundon në formë të timpanorit dhe mbulohet me një kulm dy ujor të formësuar nga rrasa gurësh. Në mes të timpanorit është gdhendur një gur në formë katrore, ku paraqitet një shkrim osman. Në dy anët e kroit gjenden dy nisha për vendosjen e sapunit dhe rekuizitave tjera. Vaska ka planimetri jo të rregullt në formë katërkëndëshi, e punuar nga guri gëlqeror monolit. Mbishkrimi i cili gjenet në anën ballore të murit, është i shkruar në gur gëlqeror me stilin Kufi. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më tani, kroi ka mbetur në vendin fillestar me disa adaptime të vogla ,pjesa e sipërme është rrënuar, dhe planifikohet rindërtimi në bazë të analogjisë me krojet tjera publike.

Gjeoreferenca: 42.40120552956242, 20.6583436478367
Plus Code – Google Maps: Rr Rruga Shkurt, Rahovec
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Krua
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor 494, Nr. unik 4760
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 146 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë

Lokacione të ngjashme

Saraji i Kuklibeut

4P4F+GRF, Rruga Brodosanë, Kuklibeg

Saraji i sundimtarit të njohur të kohës me ç’rast dhe fshati e ka marrë emrin sipas tij Mehmet Kuklibeut. Në hapësirën para objektit gjindet edhe kroi poashtu. Gjeoreferenca: 42.106031; 20.723392 Plus Code – Google Maps: 4P4F+GRF, Rruga Brodosanë, Kuklibeg Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkeologjike, daton nga periudha e Mesjetës dhe gjendet në Lubizhdë, Prizren. Gjeoreferenca: 42.235901 20.776814 Plus Code – Google Maps: 6QPG+9Q, Prizren Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Kishë Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor:18, Nr.unik: 2986 A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik

  Gjeoreferenca: 42.38324201522387, 20.672886706292402 Plus Code – Google Maps: 8GJ29MMF+75 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Lokalitet arkeologjik Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Lokalitet Arkeologjik/Rezervat, Nr rendor: 261, Nr. unik 3128 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë Shenjëzimi… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik