Ura e Bublit

8GJ2GMF3+98

Ura është ndërtuar mbi lumin Mirushë që bashkon fshatin Bubël me Çupevën. Ura e Bublit është karakteristikë e urave me harqe të rajonit të shekujve XVIII dhe XIX të ndërtuar me material vendor. Numri i harqeve dhe traseja e ecjes i është përshtatur vend-ndërtimit, derisa ujë-qarëset dhe dritaret shkarkuese ishin si nevojë hidro-inxhinjerike ngase vërshimet ishin të shpeshta në këtë zonë. Ura ka katër harqe. Harku qendror është me diametër 8.35 m, derisa harqet anësore janë me dimensione 3.85, 3.0 dhe 1.65 m. Gjatësia e urës është 30 metra kurse gjerësia 3.2 metra. Ura ka edhe dy dritare shkarkuese të ujit të ndërtuara në të dy anët e harkut kryesor. Përveç harkut të vogël, të tri harqet e tjera janë të ndërtuara me dy rreshta qemerë prej gurëve vendorë. E gjithë ura është ndërtuar prej gurëve të zinj ndërsa traseja e ecjes është shtruar me gurë lumi dhe rrasa në dy skajet e saj.

Gjeoreferenca: 42.523496 20.65329
Plus Code – Google Maps: 8GJ2GMF3+98
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Urë
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 521, Nr.unik: 1270
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 161 herë, 3 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë ekonomike / Urë

Lokacione të ngjashme

Ndërtesa e vjetër tradicionale gjendet në vreshtat e fshatit Pagarushë. Gjeoreferenca: 42.418247; 20.763119 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CQ97+76 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po Infrastruktura rrugore deri në lokacion:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale

Shtëpia muze e famullisë së Zymit të Hasit në të cilën ka jetuar dhe vepruar At Shtjefën Gjeçovi. Gjeoreferenca: 42.2731500 20.6244224 Plus Code – Google Maps: 7JFF+7J, Zym Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Muze Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze

Shkolla fillore – Muzeu

9R3C+HQX, M25, Therandë

Objekti i cili është ndërtuar në vitin 1928 dhe ka shërbyer si shkollë fillore, në vitin 2012 është restauruar me qëllim të ekspozimit të eksponateve të rajonit. Gjeoreferenca: 42.354274 20.821961 Plus Code – Google Maps: 9R3C+HQX, M25, Therandë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Muze Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze