Ura e Bublit

8GJ2GMF3+98

Ura është ndërtuar mbi lumin Mirushë që bashkon fshatin Bubël me Çupevën. Ura e Bublit është karakteristikë e urave me harqe të rajonit të shekujve XVIII dhe XIX të ndërtuar me material vendor. Numri i harqeve dhe traseja e ecjes i është përshtatur vend-ndërtimit, derisa ujë-qarëset dhe dritaret shkarkuese ishin si nevojë hidro-inxhinjerike ngase vërshimet ishin të shpeshta në këtë zonë. Ura ka katër harqe. Harku qendror është me diametër 8.35 m, derisa harqet anësore janë me dimensione 3.85, 3.0 dhe 1.65 m. Gjatësia e urës është 30 metra kurse gjerësia 3.2 metra. Ura ka edhe dy dritare shkarkuese të ujit të ndërtuara në të dy anët e harkut kryesor. Përveç harkut të vogël, të tri harqet e tjera janë të ndërtuara me dy rreshta qemerë prej gurëve vendorë. E gjithë ura është ndërtuar prej gurëve të zinj ndërsa traseja e ecjes është shtruar me gurë lumi dhe rrasa në dy skajet e saj.

Gjeoreferenca: 42.523496 20.65329
Plus Code – Google Maps: 8GJ2GMF3+98
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Urë
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 521, Nr.unik: 1270
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 160 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë ekonomike / Urë

Lokacione të ngjashme

Fshati Struzhë

4QVV+X86 Struzhë

Fshati Struzhë i cili është në rajonin e Zhupës shquhet për relievin natyror të pasur dhe ndërtesat e vjetra tradicionale. Gjeoreferenca: 42.14496379540429, 20.793599782435983 Plus Code – Google Maps: 4QVV+X86, Struzhë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale

Kroi i gurit

Rruga Shkurt, Rahovec

Është ndërtuar në Shek. XVIII. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben si krua publik i lagjes, për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm. Uji në krua vjen me rënie të lirë nga burimi Zhdrella dhe i takon tipit të krojeve të mbështetura… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë

Xhamia e Sokolit

CM34+5HF Rahovec

Përshkrimi i shkurtër i rëndësisë së lokalitetit: / Gjeoreferenca: 42.40294732174996, 20.65641711825816 Plus Code – Google Maps: CM34+5HF, Rahovec Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor 492, Nr. unik 1773 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami