Valavica dhe Mulliri

4M9M+7PV Bellobrad

Valavica e Bellobradit siç quhet në Opojë, gjendet në pjesën juglindore të fshatit Bellobrad, në breg të jazit të lumit të Opojës, i cili kalon në afërsi të këtij fshati. Kjo valavicë, është e ndërtuar para vitit 1800. Ndërtuesi i parë i kësaj valavice, e cila edhe sot e kësaj dite është në funksion, ishte paraardhës i familjes së Shefikëve, të cilët atëbotë të vetmin burim të ekzistencës e kishin pasur mullirin dhe Valanvicën. Nga fitimet që merrnin nga kjo Valavicë, kjo familje, ishte njëra ndër familjet më të pasura në Opojë. Me shtypjen e zhgunës që bënte kjo valavicë, deri në vitet e 70-ta furnizoheshin fshatrat e trevës së Opojës, Gorës, Vërrinit, Dukagjinit (Podrimjës) dhe një pjesë e fshatrave të Tetovës dhe Gostivarit.

Gjeoreferenca: 42.117297; 20.684885
Plus Code – Google Maps: 4M9M+7PV, Bellobrad
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Mulli
Statusi ligjor i mbrojtjes: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor: 515, Nr. unik: 3409
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Ka tabelë informuese

Shikuar 207 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë ekonomike / Mulli

Lokacione të ngjashme

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkeologjike, me status si Zonë e Veçantë e Mbrojtur dhe gjendet në Mushnikovë, Prizren. Gjeoreferenca: 42.170384 20.854837 Plus Code – Google Maps: 5VC4+36, Sredska Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Kishë Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 14, Nr.unik: 2954 A përdoret për turizëm?: Po… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik

Tyrbja e Selim Dedës

WMR9+CH8 Restelicë

Tyrbja është e ndërtuar mbi një rrap disa qindra vite të vjetër, në një kodrinë ku gjenden edhe varrezat e fshatit, ndërtuar me mure guri. Sipas banorëve të këtij fshati, çiftet e porsafejuara, nën këtë rrap të tyrbes kryenin ritin e lutjes që çifti të jetë i lumtur dhe të… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Teqe

Monumenti gjendet në Shkozë, Malishevë dhe i takon periudhës të shekullit XX. Gjeoreferenca: 42.422545 20.712478 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CPF6+2X Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 528, Nr.unik: 4761 A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami