Gara e Pehlivanëve

3M63+VF3, Sheshi I Dëshmorëve, Dragash

Garat tradicionale të pehlivanëve organizohen çdo vit në Dragash (Sharr). Kjo formë e mundjes në këtë trevë ka mbetur nga sundimi i turqve dhe mërgimi i popullsisë në vende të ndryshme të botës. Kjo formë e garës organizohej për festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma). Organizohet në Opojë, Gorë, e Lumë. Ka karakter eliminues dhe është e kategorizuar sipas rangimit. Lojtarët, pos petkut sportiv në mes, pjesën tjetër të trupit të zhveshur e lyejnë me vaj (yndyrë) dhe para fillimit të mundjes bëjnë një ritual paraqitjeje. Garat mbahen me rastin e ditës së Çlirimit të Dragashit (dita e Diell pas 15 Qershorit). Kjo garë ka fituar karakter ndërkombëtar, pasi aty marrin pjesë mundës edhe nga Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e më gjerë.

Gjeoreferenca: 42.06201366231838, 20.65397819954555
Plus Code – Google Maps: 3M63+VF3, Sheshi I Dëshmorëve, Dragash
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ritual tradicional
Statusi ligjor i mbrojtjes: /
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Po
Tabelat në lokacion: Po

Shënim: Burimin e fotografisë mund ta gjeni në këtë link.

Shikuar 125 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ritual tradicional

Lokacione të ngjashme

Objekti është ndërtuar nga veprimtari Ramë Bllaca gjatë periudhës 1936-1937. Gjithashtu për një periudhë ka shërbyer edhe si shkollë. Gjeoreferenca: 42.423237 20.860939 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CVF6+79 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 480, Nr.unik: 1243 A përdoret për turizëm?:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale

Shtëpia muze e famullisë së Zymit të Hasit në të cilën ka jetuar dhe vepruar At Shtjefën Gjeçovi. Gjeoreferenca: 42.2731500 20.6244224 Plus Code – Google Maps: 7JFF+7J, Zym Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Muze Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze