Mali Pashtrik dhe Liqeni i Vërmicës

5H75+4VH, M25, Vërmicë

Malet e Pashtrikut, krahas atyre të Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, janë qendër e rëndësishme e biodiversitetit, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Bazuar në hulumtimet e gjer tanishëm është konstatuar se kjo zonë është shumë e pasur në aspektin, floristik, faunistik dhe me forma të llojllojshme gjeomorfologjik ku gjenden një numër i madhe i shpellave dhe i humnerave (gjeomonumente) të cila ende nuk janë hulumtuar.
Pashtriku shtrihet në mes të dy masiveve malore kryesore të vendit tonë, atij të maleve të Sharrit dhe masivit të Alpeve Shqiptare. Karakteristikat orografike janë të theksuara me ulje dhe ngritje të terenit me reliev të përthyer e sidomos në pjesën jugore dhe jugperëndimore të njësisë. Bazën gjeologjike e përbëjnë shkëmbinjtë e kohës së trijasit dhe atë gëlqerorët mezozoik. Lartësia më e ulët mbidetare është 270 metra që njëherit është edhe pika më e ulët mbidetare e vendit, ndërsa pika më e lartë është maja e Pashtrikut në lartësi prej 1988 metra mbi nivelin e detit.
Liqeni i Vërmicës është vazhdim i Liqenit artificial të Fierzës, i cili është krijuar në rrjedhën e poshtme të Drinit të Bardhë në dalje të lumit në territorin e Shqipërisë. Lartësia mbidetare është prej 274 metra dhe me sipërfaqe prej 266 hektar. Liqeni i Vërmicës nga viti 1978 është në funksion të hidrocentralit të Fierzës. Sipërfaqja e liqenit është shumë e ndryshueshme dhe varet nga sasia e prurjes së ujit të Drinit të Bardhë. Maksimalja e tyre arrihet gjatë muajve: dhjetor – maj, ndërsa në periudhat me mungesë te reshjeve sipërfaqja e liqenit zvogëlohet dukshëm duke përfshirë vetëm shtratin e lumit Drini i Bardhë në muajt qershor – nëntor.

Gjeoreferenca: 42.1636691 20.560284
Plus Code – Google Maps: 5H75+4VH, M25, Vërmicë
Kategoria: Natyrë
Nënkategoria: Maje mali, Liqen
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Park i natyrës. Kodi: PN_002
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 133 herë, 2 shikime sot

Posted in Liqen, Maje mali and Natyrë

Lokacione të ngjashme

Shtigjet e Ecjes në Suharekë

Palestra e Sporteve '13 Qershori', Brigada 123, Therandë

Shtigjet e Ecjes në qytetin e Suharekës gjenden në parkun e qytetit, këto shtigje janë të shenjëzuara, të pajisura me mobilijare urbane dhe me gjelbërim në të njejtën kohë. Po ashtu në fillim të shtegut keni mundësinë që të ndaleni dhe të shikoni Tyrben e Lezit e cila është një… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Shteg i markuar

Monument natyror me karakter botanik në fshatin Savrovë. Gjeoreferenca: 42.329827 20.87527 Plus Code – Google Maps: 8GJ28VHG+W4 Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Trung Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Monument natyror. Kodi: MN_053 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore deri në… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Trung

Ujëvarat e Korishës

8GJ27R33+83

Ujëvarat të cilat janë ndërtuar në vitet 1960 me qëllim të mbrojtjes së fshatit nga përmbytjet ofrojnë një hapësirë të veçantë për piknik dhe vrojtim të peizazhit natyror dhe kulturor në vend. Gjeoreferenca: 42.253308 20.802658 Plus Code – Google Maps: 8GJ27R33+83 Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Shteg i markuar Statusi ligjor i… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Ujëvarë