Gara e Pehlivanëve

3M63+VF3, Sheshi I Dëshmorëve, Dragash

Garat tradicionale të pehlivanëve organizohen çdo vit në Dragash (Sharr). Kjo formë e mundjes në këtë trevë ka mbetur nga sundimi i turqve dhe mërgimi i popullsisë në vende të ndryshme të botës. Kjo formë e garës organizohej për festa fetare e gazmende familjare (syneti e dasma). Organizohet në Opojë, Gorë, e Lumë. Ka karakter eliminues dhe është e kategorizuar sipas rangimit. Lojtarët, pos petkut sportiv në mes, pjesën tjetër të trupit të zhveshur e lyejnë me vaj (yndyrë) dhe para fillimit të mundjes bëjnë një ritual paraqitjeje. Garat mbahen me rastin e ditës së Çlirimit të Dragashit (dita e Diell pas 15 Qershorit). Kjo garë ka fituar karakter ndërkombëtar, pasi aty marrin pjesë mundës edhe nga Turqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e më gjerë.

Gjeoreferenca: 42.06201366231838, 20.65397819954555
Plus Code – Google Maps: 3M63+VF3, Sheshi I Dëshmorëve, Dragash
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ritual tradicional
Statusi ligjor i mbrojtjes: /
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Po
Tabelat në lokacion: Po

Shënim: Burimin e fotografisë mund ta gjeni në këtë link.

Shikuar 121 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ritual tradicional

Lokacione të ngjashme

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkeologjike, daton nga periudha e Mesjetës me status si Zonë e Veçantë e Mbrojtur dhe gjendet në Korishë, Prizren. Gjeoreferenca: 42.251333 20.798932 Plus Code – Google Maps: 8GJ27Q2X+GH Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Manastir Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor:226, Nr.unik: 3003 A përdoret… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik

Xhamia e Gazi Mehmed Pashës

8QHM+M76 Suhareka

Monumenti i cili gjindet në fshatin Leshan është ndërtuar në vitet 1604-1610. Konsiderohet ndër xhamitë më të vjetra të anës. Pranë xhamisë ka ekzistuar edhe një banjë publike (hamam). Në pjesën perëndimore të xhamisë po ashtu ka qenë Kulla e Pashajve. Gjeoreferenca: 42.3291902 , 20.78313351 Plus Code – Google Maps:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Mulliri i Islam Zenelit gjindet në fshatin Pagarushë të Malishevës. Është aset i shpallur në mbrojtje të përkohshme në vitin 2017 dhe i përket kategorisë së trashëgimisë arkitekturore. Gjeoreferenca: 42.418229; 20.763118 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CQ97+76 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Mulli Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia Arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël,… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë ekonomike / Mulli