Kroi i gurit

Rruga Shkurt, Rahovec

Është ndërtuar në Shek. XVIII. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben si krua publik i lagjes, për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm. Uji në krua vjen me rënie të lirë nga burimi Zhdrella dhe i takon tipit të krojeve të mbështetura të cilët janë ndërtuar kryesisht në kënde të rrugëve. Përbëhet prej dy pjesëve, ballores dhe vaskës. Ballorja ka planimetri drejtkëndore, dhe është punuar nga gurët e gdhendur në formë drejtkëndëshi të lidhur me llaç gëlqeror. Pjesa e sipërme e ballores përfundon në formë të timpanorit dhe mbulohet me një kulm dy ujor të formësuar nga rrasa gurësh. Në mes të timpanorit është gdhendur një gur në formë katrore, ku paraqitet një shkrim osman. Në dy anët e kroit gjenden dy nisha për vendosjen e sapunit dhe rekuizitave tjera. Vaska ka planimetri jo të rregullt në formë katërkëndëshi, e punuar nga guri gëlqeror monolit. Mbishkrimi i cili gjenet në anën ballore të murit, është i shkruar në gur gëlqeror me stilin Kufi. Prej kohës kur është ndërtuar e deri më tani, kroi ka mbetur në vendin fillestar me disa adaptime të vogla ,pjesa e sipërme është rrënuar, dhe planifikohet rindërtimi në bazë të analogjisë me krojet tjera publike.

Gjeoreferenca: 42.40120552956242, 20.6583436478367
Plus Code – Google Maps: Rr Rruga Shkurt, Rahovec
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Krua
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor 494, Nr. unik 4760
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 160 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë

Lokacione të ngjashme

Xhamia e Zatriqit

FJ6F+5W5 Zatrić

  Gjeoreferenca: 42.459319806323364, 20.625095047653684 Plus Code – Google Maps: FJ6F+5W5, Zatrić Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Xhami Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor 496, Nr. unik 1798 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë Shenjëzimi dhe… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Xhami

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkeologjike, daton nga periudha e Mesjetës dhe gjendet në Jabllanicë, Prizren. Gjeoreferenca: 42.200365 20.763428 Plus Code – Google Maps: 8GJ26Q27+49 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Kishë Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 224, Nr.unik: 3002 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik

Kulla e Mehmet Pashës

9PC8+9G Opterushë

Është ndërtuar në mes të shek. XVIII-XIX dhe e ka stilin e kullës shqiptare të Dukagjinit. Në disa shënime viti i ndërtimit të këtij objekti figuron viti 1830. Restaurimi i objektit është bërrë në vitin 2014. Gjeoreferenca: 42.370975; 20.716337 Plus Code – Google Maps: 9PC8+9G Opterushë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale