Kulla e Ismet Qemegës

Rruga Shkurt, Rahovec

Kulla e Ismet Çmegës gjendet në qendrën e vjetër të Rahovecit, në sheshin “Vrella”. Është ndërtuar gjatë shek. XIX nga ana e Dervish Meriqit, kurse tani është në pronësi të familjes Çmega. Ndërtesa i ka veçoritë karakteristike të kullave që janë ndërtuar gjatë shek. XIX në rrafshin e Dukagjinit. Ka planimetri katërkëndëshe me dimensione 6.3 x 4.3 metra. Është e ndërtuar në përdhese dhe ka dy kate. Përdhesa dhe kati kanë nga një hapësirë, ku vetëm hapësira e shkallëve ndahet me murr të brendshëm. Bazuar në skemën tipike funksionale të kullave, ambienti më karakteristik që paraqitet në katin e dytë është dyshekllëku. Murret në përdhesë janë ndërtuar nga gurë vendorë me një gjerësi rreth 60cm, kurse në kate janë punuar nga dheu i pjekur – qerpiçi. Material tjetër që hasim në ndërtimin e kësaj kulle është druri, i cili është përdorur për ndërtimin e konstruksionit të kulmit si dhe për konstruksion meskatësh në formë të trarëve dhe dyshemesë nga dërrasat. Kulmi është katërujor i mbuluar me rrasa guri, mbulesë karakteristike e kulmeve të rajonit të Rahovecit.

Gjeoreferenca: 42.40086234879007, 20.658578146432706
Plus Code – Google Maps: Rr Rruga Shkurt, Rahovec
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor 493, Nr. unik 3414
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 136 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë banimi / tradicionale

Lokacione të ngjashme

Sheshi i cili përmban edhe bustin e Nënës Terezë shërben për kremtime dhe takime të banorëve lokal gjatë festave dhe aktiviteteve të ndryshme si dhe atrakcion turistik për vizitorët që e vizitojnë fshatin. Gjeoreferenca: 42.276231, 20.618468 Plus Code – Google Maps: 7JG9+F9 Zym Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Shesh Statusi ligjor i… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë

Fshati Struzhë

4QVV+X86 Struzhë

Fshati Struzhë i cili është në rajonin e Zhupës shquhet për relievin natyror të pasur dhe ndërtesat e vjetra tradicionale. Gjeoreferenca: 42.14496379540429, 20.793599782435983 Plus Code – Google Maps: 4QVV+X86, Struzhë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale

Verza

Dragash

Verza (Verëza), apo dita e parë e pranverës, është një festë tradicionale në Komunën e Dragashit. Supozohet se kremtimi i kësaj dite vjen që nga lashtësia ku kjo ditë konsiderohet si festë pagane. Tradiconalisht, për vetë faktin se në Rajonin e Komunës së Dragashit mbretërojnë dimra të fortë, ardhjes së… Lexo më shumë…

Posted In  KulturëRitual tradicional and  Ushqim tradicional