Kapela e At Shtjefën Gjeqovit në Karashëngjergj

7J85+C8 Karashëngjergj

Monumenti i takon kategorisë së trashëgimisë arkitekturore. Me iniciativën e Entit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës dhe organeve kompetente të fshatit Zym, në vitet 1960’ta është ndërtuar kapela e At Shtjefën Gjeqovit në varrezat e fshatit. Kapela ka planimetri drejtkëndëshe me dimensione të vogla. Në pjesën veriore gjendet absida me bazë gjysmë rrethore. Hyrja në kapellë realizohet nëpërmjet derës nga druri, i punuar me hapje gjysmë rrethore, kah ana jugore. Ndërtesa është e ndërtuar me gurë dhe llaç gëlqeror si material lidhës. Fasada nuk është i suvatuar, me ç’rast shihet struktura e mureve, kurse enterieri është i suvatuar. Në fasadën jugore gjendet guri i gdhendur në formë të kryqit latin, dhe mbishkrimi i punuar në metal, ku shkruan viti i lindjes dhe i vdekjes së At Shtjefën Gjeqovit. Kulmi është dy-ujor respektivisht tre-ujor nëse marrim parasysh edhe pjesën e absidës, dhe është i mbuluar me rrasa guri.

Gjeoreferenca: 42.26607 20.608302
Plus Code – Google Maps: 7J85+C8 Karashëngjergj
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Kenotaf
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 463, Nr.unik: 1387
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Ka tabelë informuese

Shikuar 146 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Teqe

Lokacione të ngjashme

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkeologjike, daton nga periudha e Mesjetës me status si Zonë e Veçantë e Mbrojtur dhe gjendet në Korishë, Prizren. Gjeoreferenca: 42.251333 20.798932 Plus Code – Google Maps: 8GJ27Q2X+GH Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Manastir Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor:226, Nr.unik: 3003 A përdoret… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Lokalitet arkeologjik

Përshkrimi i shkurtër i rëndësisë së lokalitetit: / Gjeoreferenca: 42.432836 20.7798 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CQMH+4W Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Kishë Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: / Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë Shenjëzimi… Lexo më shumë…

Posted In  Kishë and  Kulturë

Ndërtesa e vjetër tradicionale gjendet në vreshtat e fshatit Pagarushë. Gjeoreferenca: 42.418247; 20.763119 Plus Code – Google Maps: 8GJ2CQ97+76 Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po Infrastruktura rrugore deri në lokacion:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Ndërtesë banimi / tradicionale