Shkolla e vjetër e fshatit në Mushnikovë

5VFR+HJ Mushnikovë

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkitekturore dhe gjendet në Mushnikovë, Prizren. Kjo godinë është ndërtuar që nga viti 1905. Kjo godinë shkollore shtrihet në pjesën perëndimore të fshatit, në një parcelë jo të rregullt. Në këtë ndërtesë janë ruajtur elementet e vjetra të inventarit, sikurse bankat e vjetra shkollore, dollapët, karriget, mjetet mësimore dhe dokumentet të vjetra. Ndërkaq, pas përfundimit të luftës së fundit kjo ndërtesë është braktisur tërësisht edhe përkundër faktit që kjo shkollë ngërthen në vete historinë e themelimit të edukimit primar në një zonë rurale që nga vitet e para të shek. XX.
se në aspektin artistik, ndërtesa e shkollës paraqet një shembull unik të ndërtesave publike edukative të ndërtuara në fillim të shek. XX, ku ndërthuren teknika tradicionale të ndërtimit me trajtimet stilistike të ndikuara nga Evropa.

Gjeoreferenca: 42.173963; 20.891547
Plus Code – Google Maps: 5VFR+HJ Mushnikovë
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 466, Nr.unik:4756
A përdoret për turizëm?: Jo
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Ka tabelë informuese

Shikuar 118 herë, 1 shikim sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë banimi / tradicionale

Lokacione të ngjashme

Në shtëpinë e znj. Lajde Kolgjeraj gjinden veshjet tradicionale autoktone të grave dhe burrave të rajonit të Zymit e Hasit. Këto veshje janë të punuara me “vek”. Objekti njihet edhe si “Shtëpia e Etnografisë” nga ana e banorëve lokal. Gjeoreferenca: 42.2734239 20.6250504 Plus Code – Google Maps: 7JFF+7J, Zym Kategoria:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze

Shkolla fillore – Muzeu

9R3C+HQX, M25, Therandë

Objekti i cili është ndërtuar në vitin 1928 dhe ka shërbyer si shkollë fillore, në vitin 2012 është restauruar me qëllim të ekspozimit të eksponateve të rajonit. Gjeoreferenca: 42.354274 20.821961 Plus Code – Google Maps: 9R3C+HQX, M25, Therandë Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Muze Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria:… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Muze