Ujëvarat e Mirushës

8GJ2GHFJ+HW

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Klinës dhe Rahovecit, tanimë e trashëguar nga Komuna e Malishevës me sipërfaqe prej 555.80.70 ha. Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit. Zona poashtu është mjaft e përshtatshme për aktivitete të ndryshme si ngjitja, kajaku (nëpërmes lumit Drini i Bardhë), peshkimi, çiklizmi etj.

Gjeoreferenca: 42.523936 20.582317
Plus Code – Google Maps: 8GJ2GHFJ+HW
Kategoria: Natyrë
Nënkategoria: Liqen
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Monument natyror. Kodi: MN_082
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: Pjesërisht e shtruar
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 164 herë, 1 shikim sot

Posted in Liqen and Natyrë

Lokacione të ngjashme

Shtigjet e Ecjes në Suharekë

Palestra e Sporteve '13 Qershori', Brigada 123, Therandë

Shtigjet e Ecjes në qytetin e Suharekës gjenden në parkun e qytetit, këto shtigje janë të shenjëzuara, të pajisura me mobilijare urbane dhe me gjelbërim në të njejtën kohë. Po ashtu në fillim të shtegut keni mundësinë që të ndaleni dhe të shikoni Tyrben e Lezit e cila është një… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Shteg i markuar

Maja e Shkodranit

8GJ2CM94+9C

Kalaja e ka marrë emrin për shkak të katër dëshmorëve që kanë rënë këtu. Tre janë nga komuna e Rahovecit ndërsa i katërti është Arian Brahimi, ose ndryshe siç njihej Shkodrani. Prandaj në shenjë kujtimi për Arian Brahimin është vendosur që kjo majë të quhet “Maja e Shkodranit”. Gjeoreferenca: 42.418466… Lexo më shumë…

Posted In  Maje mali and  Natyrë

Shtegu për ecje dhe çiklizëm downhill ndërmjet fshatrave Domanek dhe Bubël. Gjeoreferenca: 42.5252709; 20.6720655 Plus Code – Google Maps: 8GJ2GMGC+4R Kategoria: Natyrë Nënkategoria: Shteg i markuar Statusi ligjor i mbrojtjes: Jo A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: Po Infrastruktura rrugore deri… Lexo më shumë…

Posted In  Natyrë and  Shteg i markuar