Kulla e Ismet Qemegës

Rruga Shkurt, Rahovec

Kulla e Ismet Çmegës gjendet në qendrën e vjetër të Rahovecit, në sheshin “Vrella”. Është ndërtuar gjatë shek. XIX nga ana e Dervish Meriqit, kurse tani është në pronësi të familjes Çmega. Ndërtesa i ka veçoritë karakteristike të kullave që janë ndërtuar gjatë shek. XIX në rrafshin e Dukagjinit. Ka planimetri katërkëndëshe me dimensione 6.3 x 4.3 metra. Është e ndërtuar në përdhese dhe ka dy kate. Përdhesa dhe kati kanë nga një hapësirë, ku vetëm hapësira e shkallëve ndahet me murr të brendshëm. Bazuar në skemën tipike funksionale të kullave, ambienti më karakteristik që paraqitet në katin e dytë është dyshekllëku. Murret në përdhesë janë ndërtuar nga gurë vendorë me një gjerësi rreth 60cm, kurse në kate janë punuar nga dheu i pjekur – qerpiçi. Material tjetër që hasim në ndërtimin e kësaj kulle është druri, i cili është përdorur për ndërtimin e konstruksionit të kulmit si dhe për konstruksion meskatësh në formë të trarëve dhe dyshemesë nga dërrasat. Kulmi është katërujor i mbuluar me rrasa guri, mbulesë karakteristike e kulmeve të rajonit të Rahovecit.

Gjeoreferenca: 42.40086234879007, 20.658578146432706
Plus Code – Google Maps: Rr Rruga Shkurt, Rahovec
Kategoria: Kulturë
Nënkategoria: Ndërtesë tradicionale
Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr. rendor 493, Nr. unik 3414
A përdoret për turizëm?: Po
Nëse jo, a ka potencial për turizëm në të ardhmen?: /
Infrastruktura rrugore deri në lokacion: E mirë
Shenjëzimi dhe orientimi deri në lokacion: Nuk ka shenja rrugore
Tabelat në lokacion: Nuk ka fare tabelë

Shikuar 144 herë, 2 shikime sot

Posted in Kulturë and Ndërtesë banimi / tradicionale

Lokacione të ngjashme

Kroi i gurit

Rruga Shkurt, Rahovec

Është ndërtuar në Shek. XVIII. Kroi prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot shërben si krua publik i lagjes, për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm. Uji në krua vjen me rënie të lirë nga burimi Zhdrella dhe i takon tipit të krojeve të mbështetura… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë

Tyrbe Lezi

9R2G+MJ8 Suva Reka

Monumenti daton që nga shekulli XIX dhe i përket trashëgimisë arkitekturore të vendit. Gjeoreferenca: 42.3520255 20.8272806 Plus Code – Google Maps: 9R2G+MJ8, Suva Reka Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Teqe Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria: Trashëgimia arkitekturore, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 473, Nr.unik: 1214 A përdoret për turizëm?: Jo Nëse jo, a ka… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Teqe

Monumenti i takon kategorisë trashëgimi arkitekturore, daton nga shek. XVI dhe gjendet në Lez, Prizren. Gjeoreferenca: 42.151349 20.752986 Plus Code – Google Maps: 5Q23+G5 Lez Kategoria: Kulturë Nënkategoria: Tyrbe Statusi ligjor i mbrojtjes: Kategoria:Trashëgimia arkeologjike, Nënkategoria: Monument/Ansambël, Nr.rendor: 462, Nr.unik:1393 A përdoret për turizëm?: Po Nëse jo, a ka potencial… Lexo më shumë…

Posted In  Kulturë and  Teqe